Personi që u gjet i vdekur në Istog dyshohet se bëri vetvrasje pranë varrit të babait të tij

Mediat kanë raportuar se personi që u gjet i vdekur është vëllai i kryetarit të Istogut Ilir Ferati.

Ndërsa mediat lokale RTV Fontana ka raportuar se viktima dyshohet të ketë bërë vetvrasje pranë varrit të babait të tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi për Insajderin.

Më tutje Gashi tha se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente hetimore.