Personi nga Kamjani mashtron 5 të rinj, ju premton punë në Gjermani me dokumenta të falsifikuara!

Pesë të rinj nga vendbanime të ndryshme kanë denoncuar në Prokurorinë e Tetovës mashtrimet, që sipas tyre ju ka kryer personi me iniciale F.B nga fshati Kamjan, transmeton Pa Censurë.

Personat denoncues B.A, I.N, A.A, B.A tre nga Sturga dhe një nga fshati Kamjan, kanë rënë pre e mashtrimit të personit F.B nga fshati Kamjan, ku ku i fundit i ka mashtruarse do të ju sigurojë punë të përhershme në shtetin Gjerman deri më datë 15 gusht.

Pasi kanë lidhur kontratat dhe u’a ka marrë paratë, F.B ka vazhduar me mashtrimet se do të ju krye punë së shpejti, por i njëjti pas një kohe ka fshirë çdo mundësi për kontakt dhe është zhdukur.

Denoncuesit vlerësojnë një dëm material që u është bërë atyre nga banori i Kamianit F.B me vlerë prej 1700 eurove, si dhe dëme tjera.

Pa Censurë do të ndjek rastin, pasi më tani lënda është në duart e Prokurorit!