Personi më i moshuar në shtëpinë e pleqve

Në Kosovë aktualisht janë 5 shtëpi që strehojnë të moshuarit pa përkujdesje familjare. Këto shtëpi janë në Prishtinë, Skenderaj, Gurakoc-Istog, Graqanicë dhe në Novobërdë. Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka treguar se banori më i moshuari që është strehuar në shtëpinë e të moshuarve është 90 vjeçar në Prishtinë, kurse banori më i ri që është në përkujdesje është 45 vjet, ky është rast që sipas MFPT-së është vendosur para vitit 1999,

Aktualisht në SHPMPF në Prishtinë ka më së shumti të moshuar. Në këtë shtëpi sipas MFPT-së ka banor nga Prishtina, Prizreni ,Gjilani dhe Gjakova. Në total 106 të moshuar pa përkujdesje familjare kanë gjetur strehim në këto shtëpi. Sipas të dhënave që ka siguruar rtv21.tv numri i të moshuarve që trajtohen në këto shtëpi është i ndryshueshëm pasi ka vendosje të reja por ka edhe vdekje të natyrshme.