Personi i vrarë në Bllacë të Shkupit është babai i Gani Tushës, i dyshuari për vrasjen e Orhan Bajramit

Mësohet se i vrari është babai i Gani Tushës, njeriu që dyshohet për vrasjen e Oki dhe që aktualisht vuan dënimin me burg.

Edhe Ministria e Brendshme konfirmon vrasjen. Nga aty thonë se në orën 18:10. SPB Shkup ka raportuar se në afërsi të rrugës lokale nga Bllacë e Poshe -Bllacë e Epërme, N.T. u gjet nga vëllai i tij Z.T. (56) pa shenja jete, me plagë me armë zjarri.

Ata shtojnë se aktualisht po merren masa për zbardhjen e rastit.