Personi i shpëtuar në Halkidiki është dërguar në spital për trajnim mjekësor (Video)

Me buzëqeshje, i qetë, i relaksuar dhe në disponim të mirë, 30- vjeçari shtetas i Maqedonisë së Veriut pas 17-18 orëve të kaluara në det, ka shkelur në tokë dhe me automjet në ndihmës së shpejtë është dërguar në spital, pasi që ekipet e shpëtimit e kanë gjetur në pjesën detare në jugperëndim të Kasandrës në Halkidhiki, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Është e sigurt që helikopteri që merr pjesë në aksion, e ka lokalizuar të zhdukurin, pas së cilës është informuar anija transportuese që ka qenë afër dhe e ka shpëtuar maqedonasin, e pastaj është marrë me varkë të rojës bregdetare greke.

Në port është pritur nga të pranishmit me duartrokitje, por edhe nga një numër i madhe i ekipeve gazetareske, të cilët nga dita e djeshme e përcjellin hollësisht rastin me turistin e zhdukur nga Maqedonia e Veriut.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për Ivanin, 30 vjeçar, i cili dje e ka festuar ditëlindjen. https://www.youtube.com/watch?v=Hw_hjxeACxM