Personat që vdesin nga COVID-19 nuk lahen – Si e presin qytetarët e çka thonë nga BIK

ër shkak të nderimit ndaj njeriut të vdekur, Islami ka përcaktuar që trupi i tij të lahet, të mbështillet në qefin, t’i falet namazi i xhenazes dhe të va*rroset në v*arr. Zbatimi i këtyre rregullave është detyrim kolektiv për bashkësinë e xhematit, ku bën pjesë edhe familja.
Megjithatë kjo rregull sipas Bashkësisë Islame të Kosovës mund të mos zbahet në disa situata. Përjashtim nga kjo rregull, në të gjitha rastet ka personi, ku*foma e të cilit është dëmtuar (nga aks*identi, sht*ypja, zja*rri, rënia nga lartësia, e të ngjashme) deri në atë masë sa ekziston frika që nga të fërkuarit me ujë mund shpërfytyrohet edhe më tepër.

Në këtë rast i jepet tejemum dhe nuk pastrohet me ujë. Pastrimi nuk po zbatohet as për personat myslimanë të cilët po vdesin si pasojë e COVID-19. Bashkësia Islame e Kosovës në mars të këtij viti mori vendim që mos të pastrohen trupat e personave që vdesin nga koronavirusi, e një gjë e tillë u bë për shkak që të mos përhapet sëmundja.
Por a vlen ende ky vendim dhe sa po gjenë mirëkuptimin e qytetarëve?
Lidhur me këtë nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë bërë të ditur se vendimi është ende në fuqi.022
“Derisa në momentin kur institucionet gjegjëse të Qeverisë së Kosovës të njoftojnë se vendi është i sigurt nga pandemia në fjalë, dhe se nuk paraqitet rrezik i mëtejmë për përhapje të këtij virusi”, kanë thënë nga BIK.

E me këtë janë pajtuar edhe kosovarët që praktikojnë fenë islame, pasi që sipas BIK janë të vetëdijshëm për rrezikun që kanoset në rast të kontaktit me të prekurit nga sëmundja, apo me ata që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus.
“Ata kanë shprehur mirëkuptim dhe gatishmëri që me përpikëri t’i përmbahen vendimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës të cilat padyshim se janë për të mirën e tyre si familjarë dhe të shoqërisë në përgjithësi”, kanë thënë nga BIK për rtv.21.

Por a mund të ketë ndonjë metodë përmes së cilës do të mundësohej larja e personave që kanë vdekur nga koronavirusi?
Për një gjë të tillë nga BIK thonë jo.
“Përderisa masat e marra nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, kanë rekomanduar që mos të kemi kontakt me kufomën që ka ndërruar jetë si pasojë e virusit (me qëllim ruajtjen e shëndetit publik), atëherë nuk kemi metodë tjetër për pastrimin e saj, përveç nëse kufoma është pastruar dhe përgatitur nga stafi përgjegjës për pastrim në morgun e spitalit “, thuhet në përgjijen e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se arkivoli i të tillëve nuk guxon të hapet, sipas jurisprudencës islame në raste të tilla kufomës i kryhen ritet e caktuara fetare pas varrosjes, dhe se dheu i hedhur mbi arkivol konsiderohet pastrim (zëvendësues i ujit) për të ndjerin.