Personat me aftësi të kufizuara, shumë pak të përfaqësuar në institucione shtetërore

Personat me aftësi të kufizuara shumë pak janë të përfaqësuar në institucionet shtetërore. Ka mungesë të theksuar të të dhënave dhe numrave të saktë të personave me nevoja të kufizuara të punësuar nëpër institucione shtetërore, gjë që hap dilemë për dhënien e mundësive për punë të këtyre personave nëpër vende të caktuara pune ku ato janë të aftë të veprojnë. Ky konstatim del nga raporti i Institutit për politika publike “Arbën Xhaferi”.

Në panel diskutimin që u mbajt në Gostivar, Ermira Bilali nga ky institut, theksoi se në kuadër të pushtetit lokal, pasqyrimi flet për numër shumë të ulët të punësimit të këtyre personave.
Nebehat Livareka, aktiviste për çështjet e personave me nevoja të veçanta, thekson se kjo kategori ballafaqohet me probleme të shuma duke filluar nga lëvizja në rrugë e deri te ato burokratike nëpër institucione. “Zgjedhjen e problemeve për këta persona e shihnim në punë, punë dhe në Ministrinë për Punë Sociale.

Me kumtesat e tyre për vështirësitë dhe pengesat që hasin në përditshmëri personat me nevoja të veçanta folën edhe Shpendi Salija – kryetar i shoqatës për persona me nevoja të veçanta “Bashkarisht Mundemi” dhe Xhevat Fejzuli – kryetar i shoqatës së të verbërve dhe personave me shikim të dëmtuar “Realiteti”.