Persona të panjohur ia dj*egin kulmin e shtëpisë mërgimtarit që jeton në Norvegji

Kulmi i një shtëpie është dje*gur të hënën në Vushtrri, pronari i së cilës jeton në Norvegji.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Sipas ankueses e cila është motra e të dëmtuarit, kulmi është dj*egur nga persona të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.