Persona të maskuar me pistoleta me silenciator dhe automatik kanë qëlluar në drejtim të Shteklit, vetura gjendet e djegur

Dy persona të maskuar me maska në kokë, të armatosur me pistoleta me silenciator dhe automatikë kanë qëlluar ndaj Rade Trajkovskit- Shteklit në garazhet e nëndheshme në qendrën tregtare “East Gate” në qendër të Shkupit.

Sipas informacioneve , të shtënat kanë ndodhur pesë minuta para orës 18:00 afër shitores Carbox dhe sulmuesit kanë zbritur nga një automket Audi A4 me regjistrim të huaj.

Ata kanë qëlluar në drejtim të Shteklit, i cili ka mbetur i padëmtuar dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e të shtënave është gjetur një gëzhojë, ndërsa automjeti i sulmuesve është djegur dhe është gjetur në afërsi të liqenit të Treskës në drejtim të fshatit Gërçecit.

Për momentin nga MPB konfirmojnë vetëm se është raportuar për të shtëna me armë zjarri dhe se nuk kanë informacione për të lënduar.

Trajkovski dy vite më parë u ekstradua nga Serbia dhe iu dorëzua autoriteteve maqedonase dhe më pas u dërgua në burgun hetues në Shutkë. Ai kërkohej me urdhër për të vuajtur dënimin me burg prej gjashtë muajsh.Pa Censurë