Janë rritur papritur tensionet me Greqisë dhe Turqisë. Turqia publikoi më herët një njoftim sipas të cilit anija e kërkimit “Oruç Reis” do të kryejë operacione në jug të ishullit Kastelorizo duke bërë që Greqia të japë alarmin. Kjo pasi sipas grekëve kryerja e operacioneve kërkimore në këtë zonë shkel në mënyrë të drejtpërdrejt Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë të cilën Turqia nuk e njeh në këtë rajon.
Turqit pretendojnë se një ishull aq larg Greqisë dhe shumë pranë Turqisë nuk mund të krijojë një Zonë Ekskluzive Ekonomike sa t’i bu*rgosë ata në tokë. Kjo është edhe logjika mbi të cilën Turqia është duke kryer kërkime pikërisht në këtë zonë.
Nisur nga situata e krijuar vetë Greqia publikoi pak më herët një NAVTEX duke i kërkuar anijeve që të mos e marrin në konsideratë njoftimin e Turqisë për kryerjen e kërkimeve në jug të Kastelorizos pasi është i jashtëligjshëm. Ajo që është më shqetësuese lidhet me faktin nëse Turqia do ta shoqërojë anijen e saj me anije të tjera ushtarake gjë e cila do t’i çonte sërish të dy shtetet në prag të lu*ftës./abcnews