Përsëritet tragjedia. Shtëpia e familjes Aliu nga Gostivari sërish përfshihet nga zjarri!

Në mars të vitit 2017 familja Aliu nga Lagja e re në Gostivar ngeli pa kulm mbi kokë, pasi shtëpia ku banonin anëtarët e kësaj familje u përfshi nga zj*arri.
Ishin njerëzit human që fëmijët e familjes Aliu nuk i lanë të mbesin pa kulm mbi kokë.
Fal njerëzve human, familja Alii u bë me shtëpi të re, por ky gëzim i fëmijëve të vegjël të kësaj familje zgjat jo më shumë se tre vite.

Shtëpia e re e familjes Alii sërish është përfshi nga zjarri dhe në prag të stinës së ftohtë të dimrit, tre fëmijët e kësaj familje kanë ngelur pa kulm mbi kokë.
“Kjo është një tragjedi që na ndodhi sot. Kjo ështët një sprovë nga Zoti po inshallah me ndihmën e Allahut do të bëhet mirë”, shprehet Agron Aliu, kryefamiljari i familjes.

Fati i familjes Aliu e cila jeton në kushte skamnore dhe pa të ardhura të sigurta, mbetet sërish në duart e njerëzve human.
Familja shpreson që ndihma nuk do të mungon edhe kësaj radhe.