Përsëritet tragjedia në pus, 5-vjeçari vdes pasi u nxor i gjallë

Djali 5-vjeçar i bllokuar prej 3 ditësh në një pus të thatë në një fshat në Afganistanin Jugor ka vdekur, sipas disa zyrtarëve.

“Haidar na la përgjithmonë. Një ditë tjetër zie dhe dhimbjeje për vendin tonë”, shkruan në Twitter ministri i Brendshëm, Anas Hakani.

Vdekjen e 5-vjeçarit e konfirmoi dhe sekretari i zëvendës kryeministrit taleban , i cili shkruan në Twitter: “Haidar nuk është më me ne.”

Mediet e huaja raportojnë se ekipet e shpëtimit arritën të mbërrijnë mëngjesin e sotëm te fëmija, i cili kishte rënë në pusin që ndodhet në fshatin Sokak të provincës Zambul.

Momentin e parë kur iu afruan, fëmija ishte ende gjallë, por “gjendja e tij shëndetësore” ishte “jo e mirë” dhe ai kishte nevojë për “ndihmat e para në vend “, shpjegoi Ahmadullah Wasik, një zëvendës zëdhënës i qeverisë talebane.

Tragjedia e djalit nga Afganistani rikujton rastin e 5-vjeçarit Ryan në Marok , i cili kishte ra gjithashtu në një pus, nga i cili u nxirr 4 ditë me vinë, për fat vë keq pa shenja jete.