Përsëritet mi*zoria me kafshët në Shqipëri, një burrë tërheq me makinë qenin

Në botë raporti mes njeriut dhe kafshëve në tërësi ka qenë disfunksional: Njerëzit i duan kafshët por pavarësisht kësaj, janë po njerëzit që ushtrojë dh*unë ekstreme kundrejt kafshëve. Në këtë kuptim dhu*na (ose vr*asja) nuk është e keqe vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit.

Në Shqipëri kohët e fundit përpara opinionit publik kanë dalë pamje shqetësuese në media, sesi disa njerëz gjejnë forma ekstreme të dhu*nës (vr*asjes) së kafshëve.
Më konkretisht rastet kur njerëzve u ‘kalon në kokë’ ideja për të lidhur një qen me makinën e për ta tërhequr zv*arrë nëpër rrugë me automjet.

Ky rast ka ndodhur sërish ditën e djeshme në Fier. Pamje të njëjta, që sjellin të njëjtën ndjesi shqetësuese tek opinioni publik dhe pyetjen se përse një njeri, do të mund të bënte një veprim të tillë… e aq më tepër në “publik”, atje ku mizorinë mund ta shohin (përjetojnë) dhe të tjerët
Video është përcjellë nga JOQ

Policia ka reaguar këtë të martë në lidhje me rastin, duke vënë në pranga drejtuesin e mjetit.
“Duke marrë shkas nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku në fshatin Seman, një automjet tip “Opel Korsa” tërheq nga pas një kafshë shtëpiake (qen), duke shkaktuar ke*qtrajtimin e kafshës e cila ka ngordhur, ju sqarojmë se:
Specialistët për He*timin e Kr*imeve në Komisariatin e Policisë Fier, identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., 50 vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. S., për veprën penale “Ke*qtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të de*noncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.”-njoftojnë autoritetet.