Përsëri protesta në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i Kryeprokurorit


Sot nga ora 18:00 mbahet protesta e dytë për shkarkimin e kryeprokurori Aleksandër Lumezi, në përkrahje kanë dalë edhe një grup i organizatave të shoqërisë civile.

Përmes një komunikate për media thuhet se ato e përkrahi plotësisht protestën e organizuar nga grupi i qytetarëve për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi.

“Letra shpjeguese e z. Blakaj sinjalizon integritetin e dobët të sistemit të drejtësisë, në veçanti prokurorisë së shtetit përballë ndërhyrjeve politike, shantazheve dhe kërcënimeve, që vijnë edhe nga vetë kryeprokurori i shtetit. Ndërhyrjet e kryeprokurorit Lumezi për të shmangur përballjen e figurave të larta të politikës me procesin e drejtësisë janë alarmante për drejtësinë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se vetëm një sistem i drejtësisë i pavarur, me integritet dhe imun ndaj interferimeve të politikës do të mund të garantojë sundimin e ligjit, që është parakusht për funksionimin e shtetit demokratik, njofton Zëri.

“Dorëheqja e kryeprokurorit Lumezi, do të rriste besimin qytetarë në drejtësinë e pavarur, prandaj ne përkrahim protestën qytetare, dhe kërkojmë që përveç shkarkimit të tij të fillojë edhe procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë sikurse në të gjitha vendet e rajonit”.

Këto janë OJQ-te në perkrahje te protestës” Demokraci Plus – D+ Grupi për Studime Juridike dhe Politike-GLPS Iniciativa për Progres – INPO Instituti Columbus Instituti D4D Instituti Demokratik i Kosovës – KDI Instituti GAP Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD Instituti INDEP Instituti KIPRED Lëvizja FOL Organizata Çohu! Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim-ATRC Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional- CLARD.