Përse u rrit numri rasteve me Kovid 19? Flasin drejtori Memeti dhe mikrobioologu Panovski

Rritja e numrit të rasteve pozitive me Kovid-19 është për shkak mosmenaxhimit të mirë të institucioneve përkatëse, thotë mikrobiologu Nikolla Panovski. Sipas tij Komisioni për sëmundje ngjitëse iu është nënshtruar presioneve politike duke hequr kufizimet edhe përkundër rritjes së numrit të të infektuarve.

“Kjo është vala e dytë. Ajo që pritet në vendet e tjera në vjeshtë në vendin tonë për arsye të njohura ka ndodhur më herët. Në kohërat më të këqija, masat u liruan kur u bë e qartë se kemi pasur raste të reja dhe pika të reja të nxehta. Me lehtësimin e masave, në vend se të shuhen zjarret, ato janë përhapur dhe akoma po përhapen. Ky është gjithashtu një gabim i komisionit që iu nënshtrua disa presioneve politike”, deklaroi Panovski.

Deri në fund të javës që vjen do të bëhet vlerësimi i saktë se a ka ndikuar ora policore në zvogëlimin e numrit të të infektuarve në vend. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po e përjetojnë valën e dytë të pandemisë me Kovid -19, e shkaku është mos respektimi i masave dhe rekomandimeve, thotë Drejtori i Institutit për shëndet publik Shaban Memeti.

“Ne kemi një situatë që gjatë orës policore nuk kanë respektuar rregullat dhe rekomandimet. Nuk kemi pasur kujdes. Kemi lehtësime te masave kufizuese. Testet dhe rezultatet me Kovid 19 e këtyre ditëve janë nga data e 20 maj e këndej. Gjatë javës që vjen deri nga e premtja do të kemi një pasqyrë të saktë të zhvillimit të përhapjes së rasteve me Kovid pozitiv”, dekaroi Shabani- drejtor në Institutin e shëndetit publik.

E për zgjedhjet të cilat po debatojnë partitë politike, drejtori i shëndetit publik Memeti tha atë ua lë partive të vendosin dhe u rekomandon të marrin parasysh gjendjen shëndetësore të qytetarëve.

“Rekomandimi im është që të gjithë partitë politike dhe bashkësitë fetare duhet të jenë të kujdesshëm për gjendjen shëndetësore të qytetarëve. Ata le të vlerësojnë në bazë të situatës aktuale se a duhet të shkohet në zgjedhje apo jo”, shtoi Shabani.

E Panovski thotë se në këtë gjendje është vështirë se do të mbahen zgjedhjet.

Mendoj se rëndë. Nëse deri 15 qershor numri i të infektuarve vërtetë zvogëlohet dhe zgjedhjet mund të mbahen më 5 korrik. Numri i të infektuarve të jetë nën 5 përqind, dhe nëse kemi raste pozitive mbi 20, tha Panovski.

Përderisa shtetet e rajonit po e marrin veten dhe kanë filluar t’i kthehen normalitetit, Maqedonia e Veriut po përjeton rritje rapide të numrit të të infektuarve.