Përqafimi i finales: Gëzimi i Distria Krasniqit dhe Driton Kukës, pasi Kosova siguron medaljen në Lojërat Olimpike

Është publikuar një fotografi e Distria e Krasniqit dhe trajnerit Driton Koka, në momentin pasi Kosova siguron medaljen e parë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Distria do të ndeshet në finale me japonezen Funa Tonaki.
Distria Krasniqi është përballur me xhudisten mongoliane, Munkhbat Urantsetseg në kuadër të gjysmëfinales në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Krasniqi triumfoi në duelet e para ndaj xhudistes kineze, Lin Chen Hao dhe brazilianes, Gabriela Chibana.
Në gjysmëfianle, Distria e filloi mirë ku mongolja e mori një karton të verdhë në min 2:20 dhe pas pak sekondash fitoi një pikë me një lëvizje fantastike.

Distria më pas mori një karton të verdhë, por e detyroi mongolen të marrë edhe një tjetër në min 0:50.
Në kohën e rregullt, Distria mposhti mongolen dhe avancoi në finale.
Në finale Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten japoneze, Funa Tonaki.