Përplasjet ushtarake me Armeninë, Erdogan mbështet Azerbajxhanin

Turqia kritikoi ashpër Armeninë pas përplasjeve midis forcave armene dhe azere për rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut, duke u zotuar të vazhdojë mbështetjen e saj për Azerbajxhanin.

Në një deklaratë në Twitter pas një thirrje telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, presidenti turk Tajip Erdogan u bëri thirrje armenëve të qëndrojnë kundër udhëheqësve të cilët ai tha se ishin “duke i tërhequr ata drejt katastrofës”, duke shtuar se solidariteti i Ankarasë me Baku do të “vazhdonte gjithnjë e më shumë”.

“Armenia, e cila i ka shtuar sulmet e saj kundër Azerbajxhanit, ka treguar edhe një herë se është kërcënimi më i madh për paqen në rajon,” tha Erdogan dhe shtoi se reagimi ndërkombëtar ndaj konfliktit kishte qenë i pamjaftueshëm.