Përplasje në Fb mes kreut të Shkupit dhe Izet Mexhitit/ Shilegov kundër një kryeministri shqiptar, Mexhiti: Pse jo?!


Janë ‘ndeshur’ në rrjetet sociale kreu i Shkupit nga radhët e LSDM-së Petre Shilegov dhe ish kreu i Çairit, Izet Mexhiti, në lidhje me propozimin e BDI-së për kandidat shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut.
Shilegov ishte i pari që kundërshtoi publikisht që kryministri të ishte shqiptar “Евтини приказни, евтини политики, евтини анимации …Затоа не !!!“, ka shkruar ai.

Më pas ka arritur reagimi i Mexhitit i cili ka përmendur rastin e Barak Obamës ish president në SHBA, si krahasim me një kryeministër shqiptar në RMV, pas çka menjëherë është kundërshtuar nga Shilegov.

Nuk kanë qenë të pakta reagimet e qytetarëve në rrjetet sociale që kanë kundërshtuar ashpër Petre Shilegovin duke rikuajtuar ate se ishin votat shqiptare ato të cilat e sollën në atë pozitë.