Përp*lasje mes Taravarit dhe Hasanit rreth numrit të vaksinave

Ka vazhduar përplasja në “Rruga drejt…”, mes zëvendësministrit Hasani dhe ish ministrit të shëndetësisë Taravari. Ky i fundit akuzoi se Maqedonia përmes KOVAKS sistemit nuk ka porositur 800 mijë vaksina por diku 103.200. Gjë të cilën e kundërshtoi Hasani.

“Për informim të mirëfilltë, diku rreth 800 mijë vaksina vërtet janë porositur, këtë mund ta konfirmoj, përmes informacioneve që i kemi dhe i kam. Këtu nuk mund të ketë manipulime dhe spekulime. Por 20 për qind arrijnë në tre mujorin e parë …Më lejoni të shpjegohem se 800 mijë vaksina janë porositur, por 800 mijë vaksina nuk arrijnë asnjëherë përnjëherë, sepse ka dinamikë të distribuimit. Janë diku rreth 20 mijë deri në 40 mijë që duhet të arrijnë në tre mujorin e parë, që i bie diku në mars”, tha Hasani.

Megjithatë Taravari vazhdoj të kundërshtoj duke nënvizuar se dinamika e paraparë përmes KOVAKS sistemit i bie që Maqedonia ta përfundoj procesin e vaksinimit diku kah fundi i viti 2022.
“Shumë e thjeshtë vetëm hapeni KOVAKS sistemin në internet dhe do shihni sa vaksina janë rezervuar për vitin 2021 për Maqedoninë, janë rezervuar 103200 vaksina, kështu shkruan. Tani distribuomi si është, 15 përqindëshi i këtyre 103200 vaksinave mbërrin në tremujorin e parë, 56 për qind mbërrin në tre mujorin e dytë të 2021 dhe 29 përqindëshi tjetër mbërrin në gjysmën e dytë të vitit 2021. Sipas analizave që i ka bë gazeta londineze The Ekonomist, edhe atë mund tua siguroj dhe tua hap këtu menjëherë, Maqedonia duhet ta mbaroj vaksinimin në fund të vitit 2022”, tha Taravari.