Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Kosovë: Qytetarët kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Është përshkallëzuar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Siç raporton Gazeta Express, protestuesit po tentojnë që të hyjnë me dhunë në Kryeministri, teksa policia nuk po i lejon që të ofrohen pranë derës së objektit të Qeverisë së Kosovës.

Pranë objektit të Qeverisë janë pozicionuar edhe forcat speciale të Kosovës.

Ndërkaq, kërkesa e zyrtarëve të PSD-së është që Policia të futet brenda objektit në mënyrë që ata të bëjnë fjalimet e tyre në hyrje të objektit të Qeverisë.