Përplasje fizike në Kuvend e KOsovës: Kapen Arben Gashi me deputetë të VV’së

Deputetët janë kapur në Kuvend të Kosovës pas debatit për të pagjeturit. Në pamje shihet se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që është përplasur fizikisht me deputetët e LVV-së Hajrulla Ceku dhe Hekuran Murati.

Seanca e sotme është përcjellë me tensione mes Qeverisë e opozitës.

Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK’së, Arben Gashit kanë vazhduar edhe përtej foltores. Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit ka thënë se Gashi më herët gënjeu.

Edhe pas përfundimit të fjalës, kanë vazhduar përplasjet mes Kusarit dhe Gashit. Fjalën e ka marrë më vonë Saranda Bogujevci, por s’ka mundur të flasë për shkak se Gashi e Kusari po grindeshin e u çuan në këmbë. Deputetë të Vetëvendosjes më pas kanë shkuar për ta ndalë deputetin Gashi. Aty është ndërprerë seanca.