Përp*lasje dhe dorëheqje te Barcelona pas lamtumirës së Lionel Messi’t: Ju do të futeni në histori të Barcelonës si njeriu që e largoi Messin nga klubi

Nga largimi i Lionel Messit, ka ardhur edhe dorëheqja e parë te Barcelona, më saktësisht në bordin e klubit.
Ylli argjentinas njoftoi për largim nga klubi katalonas, shkaku i vështirësive financiare të këtyre të fundit dhe nuk arriti të rinovonte kontratën.

Nga largimi emocional dhe i padëshirueshëm i 34-vjeçarit, dorëheqje të parevokueshme ka dhënë anëtari i bordit të Barcelonës, Juame Llopis, që ka kritikuar hapur Joan Laportan se nuk e mbajti premtimin që të mbante në skuadër gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

“I nderuar Jan. Më kë zhgënjyer, mendoja se ishe i vetmi që mund të përballonte Florentinon. Nuk kam shumë informacione, por jam i sigurt që ke mundur të bëjë më shumë që Messi të qëndronte. Këta që janë mbetur janë pak. Messi ishte e rëndësishme si prioritet për Barcelonën”, thuhet fillimisht në letrën e tij.
“Do shohim kur Superliga të arrijë, nëse arrin, në të njëjtën kohë përforcon PSG-në dhe e bën më të lehtë për Mbappe të shkojë në Madrid. Plani perfekt i Florentinos. Do shkosh në histori si presidenti që largoi Messin”.

“Faleminderit për besimin që iu bashkova komisionit. Mendoj se kam kontribuar mirë, ndihem i obliguar të jap dorëheqje sepse dua të jem i lirë për të shprehur mendimin. Të urojë më të mirat”, përfundon letra e Llopis.
Messi pritet që në javën e ardhshme t’i bashkohet Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë, edhe pse ka zëra se një gjë e tillë mund të bllokohet.