Përplasja Ruskoska-Muaremi, BE: Çështjen duhet ta zgjidhin organet kompetente

Bashkimi Evropian me kujdes i ndjekë ngjarjet lidhur me shkëmbimet dhe akuzat publike të ndërsjella midis shefes së Prokurorisë Publike për Përndjekjen e Krimit të Organizuar dhe, Vilma Ruskovska dhe drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi dhe vlerëson se – këtë çështje duhet ta zgjidhin organet kompetente. Këtë përgjigje ka dhënë delegacioni i BE-së në Shkup për Agjencinë Mediatike të Lajmeve lidhur me thirrjen e prokurores publike Ruskovska drejtuar institucioneve kompetente shtetërore dhe ambasadave të huaja dhe organizatave ndërkombëtare.

“Zbatimi i qeverisjes të së drejtës është një prej prioriteteve më të larta për Bashkimin Evropian. Është pjesë thelbësore e klasterit të ardhshëm negociues për Vlerat themelore, që do të hapen fillimisht në negociatat aderuese me BE-në”, theksojnë nga Delegacioni i BE-së. Në përgjigje thuhet se ligjet ekzistuese të vendit i rregullojnë kompetencat përkatëse të autoriteteve nacionale dhe mënyrat e bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë, që duhet të respektohen. “Këtë çështje duhet ta zgjidhin organet kompetente”, shtohet në përgjigje.