Përplasja e trenave në Greqi/ “Thyem xhamat për të dalë”, pasagjerja përshkruan momentin

Një pasagjere e cila ndodhej në trenin me 350 udhëtarë që u përplas me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës, përshkruan momentin kur po përpiqeshin të shpëtonin.
Përplasja e tremave la 40 të vdekur deri më tani ndërsa të paktën 60 janë plagosur. 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.
“Kemi dalë vetë, kemi thyer xhamat”, tha ajo.

Gruaja që ndodhej në trenin Intercity 62 e shokuar tregoi se studentët po ndihmonin njerëzit e ngecur në tren që të dilnin nga aty.