Policia e Fierit ka arrestuar një të ri, pasi pak ditë më parë përplasi një këmbësor për vdekje në qytetin e Ballshit. Genti Meçani u arrestua një ditë më parë nga Policia e Fierit dhe do akuzohet për: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe ” Largim nga vendi i aksidentit”. Meçani ishte duke ecur me shpejtësi kur goditi këmbësorin dhe i dha gaz makinës, duke mos ndaluar pas aksidentit.
Njoftimi
Në datën 22.05.2019, në qytetin e Ballshit, shtetasi G.M duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin I.M, dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën “Arrest në burg” për shtetasin G.M për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe ” Largim nga vendi i aksidentit”.