Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lalëz, ku një 8-vjeçare sllovake është aksidentuar për vdekje. Sipas policisë e mitura është përplasur me makinë nga 18-vjeçari me iniciale G.Gj.
“Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.