Më 11 maj 2022 në orën 23 e 50 në SPB Shkup u denoncua se në rrugën Elisie Popovski Marko, një motoçikletë me tabela regjistrimi nga Shkupi drejtuar nga L.A 28 nga Shkupi ka humbur kontrollën dhe u përplas me rrethoret. Pas aksidentit ai u dërgua në në kompleksin universitar Nënë Tereza ku u konstatuan lëndime të rënda, pas cka humbi jetën. Me lëndime trupore ka përfunduar bashkëudhëtarja G.S 27 të konstatuara në spital. Policia ka hetuar rastin.