Përparim Rama, dhezë të rinjtë e Prishtinës!

Djali nga Prishtina del me një kampanjë ndryshe për ta mbështetur kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Ramën.

Ai ka marrë guximin që me disa parulla të ndryshme, të lëvizë në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Motivi nga projektet e mëdha të Përparimit, ka nxitur vullnet e besim tek rinia e vendit tonë.

“Disa nga projektet e Ramës, sikurse qendra që ndërlidhet me Arbërin, Ulpiana dhe një ndër lagjet më të mëdha Dardania janë investimet më madhore që do të ndodhin në Prishtinë. Për disa vite të harruara nga pushteti i VV-së, ka bërë që zëri qytetarë të dëgjohet në çdo vend”, thuhet në njoftimin e bërë për media.