EKSPOZITË ME FOTOGRAFI DHE FILM DOKUMENTAR NË PËRKUJTIM TË VIKTIMAVE ROME TË HOLOKAUSTIT
Me himnin rom dhe një minutë heshtje u kujtuan viktimat e kombësisë rome të Holokaustit. Sekretari shtetror në Ministrinë e Drejtësisë Muhamed Toçi tha se kjo datë është një ditë shumë e rendesishme për romet. Theskon se nga viti 1941 deri në vitin 1945, nga 200 deri në 500 mijë romë u vranë gjatë Holokaustit.
“Vetëm natën ndërmjet 2 dhe 3 gushtit 1944, më shumë se 3000 romë u vranë në dhomën e gazit në kampin e Aushvicit, një ditë që ne e quajmë Dita e Ferrit”, deklaroi Muhamed Toçi – Sekretar shtetëror në ministrinë e drejtësisë. Ndërsa Elvis Shaqiri nga organizata Romalitiko tha se edhe me tej kombësia rome vazhdon të jetë shënjester e gjuhës së urrejtjes, të diskriminohet dhe të fyhet.
“Mësimet e Luftës së Dytë Botërore për fat të keq mbeten të pamësuara kur bëhet fjalë për romët. Ne ende përballemi me diskriminim, gjuhë të urrejtjes dhe përjashtime. Paragjykimet dhe stereotipet lidhur me etninë rome për fat të keq ende janë pengesë kryesore për realizimin e të drejtave tona, deklaroi Elvis Shaqiri – Romalitiko. Përkujtimi i viktimave të etnitetit rom perfundoi me ekspozitë me fotografi dhe një film dokumentar kushtuar romëve në mbarë botën./KlanMacedonia/