Përmbytjet në Kinë, evakuohen rreth 2 milionë banorë

Moti i keq vështirëson operacionin e autoriteteve për të shpëtuar banorët.
Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës.

Mediat raportojnë se shiu i rrëmbyeshëm, javën e kaluar, çoi në shembjen e shtëpive.
Dhe rrëshqitjeve të tokës në më shumë se 70 rrethe dhe qytete.