Përmbytje të mëdha në ShBA, raportohet për viktima

Të paktën tetë persona humbën jetën pas reshjeve të mëdha të shiut që shkaktuan përmbytje në shtetin amerikan të Kentuckyt.

“Kjo mund të jenë përmbytjet më të këqija në historinë e fundit, shkatërruese dhe vdekjeprurëse”, tha guvernatori Andy Bechard.

“Për momentin mund të konfirmoj tetë të vdekur, por ky numër po rritet orë pas ore”, shtoi ai.
https://mobile.twitter.com/KySportsRadio/status/1552634541801717760?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1552634541801717760%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fte-pakten-tete-viktima-nga-permbytjet-ne-amerike%2F

Rreth Jackson, disa rrugë u kthyen në lumenj dhe disa vetura u përmbytën, raportojnë mediat. Në rrethana të tilla, shumë banorë kërkuan strehim në çatinë e shtëpisë së tyre, në pritje të ndihmës.

Për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, sasia e avullit të ujit në atmosferë rritet, gjë që rrit rrezikun e reshjeve të tepërta, vlerësojnë shkencëtarët.

Shiu, së bashku me faktorë të tjerë, veçanërisht terreni i mbindërtuar, ndikon në shfaqjen gjithnjë e më të shpeshtë të përmbytjeve. /Telegrafi/
https://youtu.be/RsEJ4kzqsEY