Përmbytje në Turqi, 4 vik*tima dhe 11 të zhdukur

4 vik*tima dhe 11 të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike që goditën bregdetin turk të Detit të Zi gjatë 24 orëve të fundit.

Në qytetin bregdetar Giresun reshjet e dendura i shndërruan rrugët në lumenj që morën përpara automjete të mëdhenj e të vegjël. Reshjet e dendura shkaktuan edhe rëshqijte toke, që mbuluan katet e para të ndërtesave në disa zona. Giresuni është qyteti më i goditur, por reshjet e dendura kanë bllokuar lidhjet rrugore të qindra fshatrave, ndërsa probleme ka pasur edhe në qytetin tjetër Samsun, që ndodhet gati 200 kilometra në perëndim.

Zonat i vizitoi edhe ministri i Brendshëm Sulejman Sojllu, i cili pa nga afër edhe operacionet e kërkim-shpëtimit.