Përmbytje në Koçan, reshjet e shiut shkaktuan shumë dëme

Moti i ligë, me shi të fuqishëm dhe me erë i cili mbizotëroi pasditen e djeshme nëpër disa qytete të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar edhe dëme. Një ndër vendbanimet me dëme shumë të mëdha është qyteti i Koçanit. Qyteti tashmë është totalisht i përmbytur. Reshjet e shiut kanë hyrë pothuajse në çdo shtëpi, institucione shtetërore si dhe objekte shkollore.

Autoritetet e Koçanit kanë pranuar disa thirrje emergjente të cilët kanë raportuar se kanë rënë një numër i madh i drunjëve, ndërsa disa kabllo elektrikë janë këputur plotësisht nga shtyllat. Aktualisht qytetit në ndihmë i kanë dalur disa ekipe ndihmëse nga institucionet shtetërore të cilët merren me menaxhimin e situatave me fatkeqësi natyrore.