Përmbytje në Kinë, evakuohen 228 mijë njerëz


Për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat intesivë që janë efektivë prej një jave në pjesën jugore të Kinës janë evakuuar rreth 230 mijë njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, në një deklaratë të bërë nga Ministria e Situatave Emergjente të Kinës theksohet se për shkak të shirave intensive dhe përmbytjeve prej 2 qershorit e deri më tani janë evakuuar në zona të sigurta 228 mijë njerëz

Nga shirat dhe përmbytjet janë prekur rreth 2 milionë e 630 mijë njerëz dhe se dëmi që ka shkaktuar shembjen e 1.300 shtëpive është më shumë se 4 miliardë yuan (rreth 566 milionë dollarë), informohet gjithashtu në deklaratë.

Ndër të tjera në deklaratë theksohet se niveli i ujit të 110 lumenjve ka kaluar kufirin e rrezikut.

– Rritet numri i vdekjeve nga përmbytjet

Në lajm thuhet se për shkak të shirave dhe përmbytjeve në rajonin autonom Guangxi Zhuang deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe është i humbur një tjetër, ndërsa në rajonin Hunan gjithashtu kanë humbur jetën 7 persona dhe një tjetër ka humbur.

Sipas një deklarate nga departamenti lokal i ndërhyrjes të situatave emergjente, në rajonin Guizhou nga katastrofat dhe aksidentet e shkaktuara nga shirat kanë humbur jetën 8 persona dhe një tjetër është i humbur.