Përmbytje në Kinë, 12 të vd*ekur dhe mbi 10 mijë të evakuar

Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kinës qendrore duke detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 10 mijë persona në provincën Henan janë evakuuar pas shirave që ranë në sasi rekord. Autoritetet kanë konfirmuar 12 persona të vd*ekur në qytetin Zhengzhou që në momentin kur nisën përmbytjet.

Me dhjetëra qytete janë ndikuar nga këto përmbytje duke u detyruar të bllokonin rrugët kryesore dhe të anulonin shumë fluturime.
Provinca Henan e cila ka rreth 94 milionë banorë ka regjistruar një sezon jo normal me shira të rrëmbyeshëm. Ekspertët thonë se shumë faktorë kanë kontribuar në përmbytjet, por një atmosferë më e nxehtë e shkaktuar nga ndryshimet klimatike sjellin shira ekstremisht të rrëmbyeshëm më shumë se zakonisht.