Përmbytje me verë të kuqe, kjo është ajo që ka ndodhur në Spanjë, pasi shpërtheu depozita prej 50 mijë litrash në një kantinë.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale janë bërë virale, ndërsa ngjarja ndodhi në kantinën e verës Bodegas Vitivinos në Villamalea.
Një “det i kuq” shumë shpejti mbuloi të gjithë zonën ndërsa u përhape edhe poshtë automjeteve të parkuara aty afër.
Videoja fillimisht u shpërnda në mediat sociale dje dhe është pëlqyer dhjetëra mijëra herë.