Përmbytet Serbia: Gendje e jashtëzakonshme në disa komuna


Për shkak të reshjeve të mëdha, niveli i lumenjve në Serbinë perëndimore po rritet. Shteti ka shpallur gjendje e jashtëzakonshme në shtatë komuna.

Kreu i Drejtorisë për Zjarrfikësit dhe Shpëtimit dhe Mbrojtjes Civile, Goran Nikoli deklaroi sot se për shkak të mbushjes së tepërt lumenjve situatë më kritike për momentin është në Ljubovija dhe Guča, sepse kishte reshje të mëdha shiu në orët e para të mëngjesit.

“Gjithsej 48 njerëz u evakuuan, dhe një person u shpëtua aty ku jeta ishte kritike,” i tha Nikoliç RTS.