Përmbyten disa shtëpi në Drenas pas reshjeve të dendura

Nga reshjet e dendura të shiut që nga dje disa fshatra në Kosovë janë përmbytur, raportohet se në komunën e Drenasit janë dëmtuar shtëpitë e banorëve.

Kështu ka ndodhur edhe në fshatin Poklel të Drenasit.

Atje janë përmbytur disa shtëpi.

Ndryshe, moti me reshje shiu do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.