Ish zëdhënësi I UCK’së Jakup Krasniqi sot është paraqitur para Dhomave të Specializuara. Gjatë deklaratës së tij Krasniqi tha se kjo që po ndodhte ndaj tij ishte e padrejtë dhe se UÇK nuk ishte organizatë kri*minale por çlirimtare.
”Unë dua ti them dy tri ceshtje goxha shkurt. Së pari dua të them se unë jam arr*estuar me 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani ndërmarrje kri*minale të përbashkët unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit askaq sa e si më trajtuan mua nga ndërtesa e bur*gut deri në këtë ndërtesë”. Ai tha se lu*fta e UÇK’së ishte bërë ndaj okupatorit e jo dikujt tjetër.
”E theksoj kurrë në jetën time skam trajtuar njerëz në këtë mënyrë sepse ska qenë qëllimi im ky por lu*fta ndaj okupatorit. Prandaj e ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt kri*mineli. Jam intelektual jam njeri që politikisht e kam lu*ftuar Serbinë. Në asnjë deklaratë time se kam drejtuar gishtin nga popullsia civile serbe e në aktakuzë ju i ndani popullin shqiptar në katolik e musliman unë jam shqiptar as katolik e as musliman” shtoi Krasniqi.
Sipas Krasniqit aktakuza ishte e rëndë për rrethin e tij dhe e cilësoi si fyese derisa tha se pavarësia e shtetit u arrit me ndihmën e SHBA, BE dhe OKB’së.
”Më lejoni të them tash disa çështje për aktakuzën. Cilësimi prokurorit se ne jemi ndërmarrje kri*minale e përbashkët për mua shoktë e mi familjeen time që lu*ftuam gjatë nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë jetë a vde*kje u vumë në shërbim të lirisë e shtetendërtimit që i arritëm në bashkëfveprim me SHBA, BE, OKB. Të gjithë së bashku jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtetformuese ndërsa kri*minale janë jo vetëm serbtë në Serbi por koka e saj dhe mbështetësit e politikave të Beogradit.
Këtu mund ta ndjekni paraqitjen e Jakup Krasniqit para Dhomave të Specializuara: