Përlotet gjatë emisionit – Albërie Hadërgjonaj rrëfen historinë prekëse me të ëmën


E ftuar mbrëmë në emisionin Oxygen me Besim Dinën në Klan Kosova, këngëtarja e famshme Albërie Hadërgjonaj ka rrëfyer një histori shumë prekëse me të ëmën.

Këngëtarja e famshme shqiptare është bërë me lot në sy derisa po e rrëfente një histori me të ëmën e saj, e cila ende jeton në Deçan – prej nga edhe vjen Albëria.

“Kur isha verës sivjet, ajo më hodhi ujë, se e ka zakon më hedh ujë që me i ardh vitin tjetër prapë. U mërzita shumë, e dola edhe njëherë nga makina, e ju ula në gjunjë a besoni. E i thash s’të dal borxhit kurrë. Jam në dasma thuajse çdo natë dhe nuk ha asnjë gjë në dasma se e di që në 2 e në 3 e ke zgjuar. E më thotë po tutem po të mbyt ndokush se ti me para”, ka rrëfyer pastaj Albëria duke qeshur.