Përleshjet skandaloze mes vajzave nxënëse/ Reagon shkolla “Kongresi i Manastirit”: Nuk ishim në dijeni, ndodhi jashtë…

Drejtuesit e shkollës “Kongresi i Manastirit” kanë reaguar lidhur me videon e rëndë të bërë virale ku dallohet perleshje fizike skandaloze mes disa vajzave nxënëse.

Në një reagim zyrtar sqarohet se sherri mes vajzave ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës.
“Sot në orën 14:45 nga rrjetet sociale jemi vënë në dijeni të një ngjarjeje të rëndë, e cila demonstrohet nëpërmjet një videoje, ku disa vajza dhunojnë njëra-tjetrën.Në përshkrimin e lajmit të dalë në disa media thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në mjediset e shkollës sonë, “Kongresi i Manastirit”.Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës sonë. Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë”, thuhet në reagim.
Drejtuesit e këtij institucioni bëjnë me dije se rasti është adresuar në organet kompetente në mënyrë që të nisin hetimet për adoleshentet e përfshira. Këta të fundit shfaqet duke dhunuar dhe bullizuar një nxënëse të kësaj shkolle.

Sipas drejtuesve të shkollës, nxënësit e përfshirë nuk kanë raportuar ngjarjen as tek instuticionet dhe as tek prindërit.

“Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës sonë. Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë.Pavarësisht këtij fakti, shkolla u vu menjëherë në lëvizje dhe u bë verifikimi i menjëhershëm i ngjarjes së ndodhur dhe ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur”, thuhet në njoftim.

Video e publikuar ngjalli një sërë reagimesh në opinionin publik. Qytetarët kanë denoncuar jo vetëm përmbajtjen e dhunës, por edhe mosreagimin e nxënësve që janë dëshmitarë të këtij akti të turpshëm.