Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre persona nga Gostivari pasi të njëjtit kanë qenë të përfshirë në përleshje fizike pas një ndeshje të futbollit.
“Dje (27-mars) në ora 17:00 dhe 19:30, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, në Banjicë të Epërme të
Gostivarit, kanë privuar nga liria personat E.A. (29) dhe S.A. (22) nga ky fshat dhe A.R. (19) nga Vrapçishti i Gostivarit, për shkak se kanë marrë
pjesë në një përleshje pas mbarimit të një ndeshjeje sportive mes të dy ekipeve të futbollit”, thonë nga SPB-Tetovë.