Përleshje ndërrmjet dy grupeve në Burgun e Idrizovës, me lëndime të rënda dërgohet në spital një i burgosur

Më 01.06.2024 në orën 18:47, SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Idrizovë, u njoftua se në pjesën e mbyllur të institucionit ishte prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet dy grupeve të të burgosurve, në të cilën i dënuari H.F. (29) nga fshati Studeniçan, Shkup, kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit.Pa Censurë