Përleshje mes të rinjve në Forinë të Gostivarit, therret një i ri

Mbrëmjen e djeshme (19-prill) në ora 22:30 në SPB Tetovë është raportuar se gjysmë ore më parë në Forinë të Gostivarit, pas një zënke verbale e cila kishte ndodhur paraprakisht mes tyre e cila ka kaluar në një përleshje në mes tre të miturve, me ç’rast njëri nga minorenët me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime minorenit tjetër, pas së cilës i mituri i lënduar është dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë kryer këqyrje prokurori publik dhe ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme-Gostivar dhe gjatë ditës me dy personat e mitur të përfshirë në këtë rast, në prani të prindit të tyre dhe përfaqësues i Qendrës për Çështje Sociale, si dhe një avokat për të mitur do të zhvillohet një bisedë adekuate. Pas dokumetnimit të plotë të rastit në koordinim me Prokurorin Publik do të përgaditet parashtresë përkatëse.