Një ngjarje e rëndë, në kufijtë e të paimagjinueshmes ka ndodhur në futbollin meksikan, në stadiumin “Corregidora” në Kueretare.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se teksa po zhvillohej ndeshja mes Kueretaros dhe Atlasit, një kaos i vërtetë filloni me tifozët që pushtuan fushën e lojës.
Kjo ngjarje vazhdoi edhe jashtë shkallëve të stadiumit, ndërsa mori edhe përmasa të mëdha.
Liga Meksikane janë pezulluar 3 ndeshjet të cilat ishin të programuara të luheshin ditën e sotme.
Sipas asaj që raportojnë në Meksikë, autoritetet lokale deklaruan se ishin 22 të plagosur ku sipas autoriteteve 17 persona kanë ndërruar jetën për shkak të plagëve të marra.
https://streamable.com/eqdybc