Përleshje masive në Selcë – Tetovë, arresto*hen pesë persona

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë dje (15-shkurt) rreth orës 15:40 në fshatin Selca-Keq të Tetovës janë privuar nga liria personat: B.A. (48), H.A. (18), U.A. (21), B.A. (67) dhe B.A. (40)., të gjithë nga ky fshat, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tyre në një përleshje fizike me disa persona të tjerë nga i njëjti fshat, e cila ka ndodhur rreth orës 12.00 për shkak të keqkuptimeve të mëparshme në afërsi të varrezave të fshatit. Sipas raportit, në përleshjen e ndërsjellë janë përdorur mjete të ndryshme të forta.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.