Përleshje masive në një restoran në Shkup,tre shkupjanë sulmojnë fizikisht njëmbëdhjetë turq

Dje, në orën 21:00, në Stacionin Policor Kisella Vodë, zyrtarë policorë nga Njësia për Krime të Dhunshme – Sektori për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria E.A. (26), O.A. (25) dhe R.S. (23), të gjithë nga Shkupi, sepse më 08.11.2024 rreth orës 23:00, në një objekt hotelierik në zonën e Qendrës-Shkup kishin sulmuar fizikisht T.G. (24), J.Sh. (30), E.S. (28), O.S. (27), F.G. (27), F.J. (25), M.M. (28), E.Ç. (25), D.M. (27), B.P. (25) dhe E.Ç. (26), të gjithë nga Republika e Turqisë, me qëndrim në Shkup.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një padi përkatëse.