Pë*rleshje fizike në shkollën fillore të Gostivarit

ilustrim

Dje (21-mars) në ora 12:34 në SPB Tetovë është raportuar për një përleshje fizike në shkollën fillore të Gostivarit, në të cilën kanë marrë pjesë dy grupe prej disa personash, kryesisht nxënës të klasës së shtatë dhe të tetë. Njëmbëdhjetë prej të përfshirëve në përleshje tashmë janë identifikuar dhe në prani të përfaqësuesit të Qendrës për çështje sociale dhe inspektorit për delikuencë të të miturve nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit janë thirrur për bisedë informative. Janë marrë masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, kështu që rasti do të pasohet nga parashtresat përkatëse.