Përleshje fizike ndërrmjet disa personave në Tetovë, sulmohet edhe një punonjës policie

MPB ka njoftuar se me datë 29.07.2024 në ora 00:45, para një objekti hotelierik në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.M. (20) nga fshati Shemshovë, Tetovë, I.M.(18) nga kalishti i Gostivarit, A.A.(19) nga fshati Shemshovë dhe një i mitur nga fshati Kopaçindol i Tetovës. Ata kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike duke marrë pjesë në një përleshje fizike mes disa personave dhe më pas kanë sulmuar fizikisht një punonjës policie i cili po kryente veprime zyrtare. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë rastit, ndaj të dyshuarit do të përgaditen kallëzimet përkatëse.