Përkrahësit e Kurtit shpërndajnë lajmin se një çift nga Kosova ka pagëzuar me emrat Vjosa e Albin binjakët që u lindën pas 15 vitesh

E veçanta e këtij lajmi siç thuhet është se ata kanë vendosur që fëmijët binjakë, djalë e vajzë ti pagëzojnë me emrin Albin e Vjosa, dy politikanët më të votuar të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Pas 15 vitesh u bëra baba i një vajze e një djali dhe emrat jau lash ALBIN e VJOSA , ishalla bëhen si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Qofshin me jetë të gjatë e të lumtur Vjosa e Albini”, thuhet në postimin e shpërndarë në grupin “me Kryeministrin”, i cili më pas është shpërndarë në shumë faqe të tjera.

Nuk dihet nëse ky lajm është i vërtetë, megjithatë ai është duke u shpërndarë në rrjetet sociale nga përkrahës të Vjosa Osmanit e ALbin Kurtit./Reporteri.net